Marrëveshja mes dy vendeve, riatdhesohen 50 shqiptarë që nuk përmbushnin kushtet e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar

Jun 9, 2023 | 16:41
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 50 shtetas shqiptarë që nuk përmbushin kushtet e qëndrimit në shtetin anglez.

drejtoria

Policia bën me dije se janë marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Njoftimi i policisë së shtetit

Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me parterët për të parandaluar dhe ndëshkuar kalimin e paligjshëm të kufijve dhe apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura