Rama- Basha, pesë orë replika në Facebook për rrugën e Arbrit

Dec 16, 2014 | 14:11
SHPËRNDAJE

Gjate marreveshjes me palen kineze

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po replikojnë prej pesë orësh në distancë mes tyre për ndërtimin e rrugës së Arbrit.

 

Gjithçka nisi në orën 9 të mëngjesit kur kreu i qeverisë publikoi disa fotografi nga ceremonia e marrëveshjes me firmën kineze që do ndërtojë rrugën, duke shkruar se për “Arbrin” tani ka nisur një epokë e re.

 

I menjëhershmë ishte edhe reagimi i kreut të demokratëve, që kujtoi se nisja e punimeve ishte gati që një vit më parë, por u bllokua nga maxhoranca e re që erdhi në pushtet.

 

Replikat e plota

 

Edi Rama poston fotografitë e marrëveshjes me kinezët 
Rruga e Arbërit fruti i parë i një epoke të re.

 

Faqja e kreut të PD

Basha përgjigjet
Projekti strategjik i Rrugës se Arbrit që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafë Murrizit ishte gati që në shtator 2013 ajo u shty me papërgjegjshmerinë më të madhe nga qeveritarët për plot një vit e gjysëm. Në vend që të kërkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshëm tani rreken ta shesin sapunin për djathë.

 

Rama replikon
Rruga e Arbërit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! 1 vit negociata për të mos rënë brenda.

 

Basha përgjigjet
Rruga e Arbrit ka nisur prej vitesh por njësoj si Bulevardi dhe Lumi i Tiranës, njësoj si autostrada Elbasan -Tiranë dhe si dhjetëra vepra të tjera publike është bllokuar, vonuar dhe zvarritur nga njeriu që nuk i duron dot veprat e mëdha. Sa për borxhin, e gjeti 62 dhe e çoi 74 përqind brenda një viti. Këto janë faktet, mashtrimeve të Ramës ju ka dalë boja.

 

Rama replikon
Kur i dëgjon të tregojnë ende përrallat për të cilat humbën pushtetin e kupton tamam se nga ç’katran me bojë shpëtoi ky vend në 23 qershor!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura