Marrëveshja/ Libra dhe aktivitete për të miturit në burgun e Kavajës

Apr 13, 2022 | 14:35
SHPËRNDAJE

Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, së bashku me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nënshkruan sot në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë një Marrëveshje Bashkëpunimi për iniciativa të përbashkëta në realizimin e aktiviteteve në kuadër të rehabilitimit dhe riintegrimit të të miturve që vuajnë dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë.

alda bardhyli

Sipas kësaj marrëveshje, dy institucionet bien dakord për:

  1. Pasurimin me libra të bibliotekës së Institutit të të Miturve, Kavajë, ose të të Miturve të tjerë në konflikt me ligjin;
  2. Mbështetjen në funksion të botimeve të ndryshme, me fokus të miturit/të rinjtë që janë duke vuajtur dënimin, apo kanë përfunduar periudhën e vuajtjes së dënimit së fundmi;
  3. Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta të palëve, pranë Institutit të të Miturve, Kavajë;
  4. Evidentimin e të miturve me talent në prozë dhe poezi, etj.

Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL-së, dhe Klaudia Hasanllari, drejtoreshë e QPKMR-së, ndër të tjera ranë dakord edhe për realizimin e një Kalendari Aktivitetesh të Përbashkëta përgjatë vitit 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura