Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Avdullah Hoti kërkon konsensus për dialogun: Janë krijuar rrethanat për njohje reciproke

Sep 17, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Dy javë pasi ka nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik me Serbinë, kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar para Kuvendit të Kosovës. Kreu i qeverisë iu zotua deputetëve se në vazhdimësinë e dialogut me Serbinë integriteti territorial i Kosovës do të jetë i panegociueshëm, rendi kushtetues, e po ashtu edhe sistemi unitar i vendit.

avdullah-hoti

Hoti i vlerësoi zotimet në Uashington, duke i cilësuar si fitore të popullit të Kosovës dhe hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Derisa edhe theksoi se dialogu në Bruksel nuk është teknik, por politikë që ka qëllim njohjen reciproke. Ndërkohë shtoi se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të hapet në dialogun e Brukselit. Për këtë temë kryeministri tha se ka qenë i hapur dhe transparent, e për këtë kërkoi konsensus politikë nga gjitha grupet parlamentare.

Në seancën e sotme plenare, Hoti iu paraqiti parimet për dialogun deputetëve.

Integriteti territorial i Kosovës është i panegociushëm, e dyta organizimi kushtetues i Kosovës është i panegociushëm dhe sistemi unitar i Kosovës nuk mund të preket dhe diskutohet. Garantohet me Kushtetutë dhe e treta që marrëveshja do të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mbi këto parime ne jemi duke zhvilluar procesin e dialogut dhe besojmë dhe është provuar në këto tre muaj se respektimi i këtyre parimeve në udhëheq drejtë në objektiva të qarta. Marrëveshja e paqes mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke, nuk ka me pas zgjidhje kreative për njohje reciproke, e dyta marrëveshja duhet të përmbajë detyrimin e BE-së për të përmbyllur njohjen e Kosovës nga 5 vendet që nuk e kanë njohur. E  treta marrëveshja gjithashtu duhet të përmbajë dispozita që e shfuqizojnë rezolutën 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. E katërta hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe hapja e perspektivës evropiane për Kosovën si çdo vend që aspiron integrimet euro-atlantike. Edhe e katërta, por jo nga rëndësia adresimi i të gjitha çështjeve të hapura të vendet pasi asnjë normalizim nuk mund të ndodh pa u vendosur drejtësia edhe për këto çështje të hapura do të përdoren konventat ndërkombëtare”, tha ai, transmetojne mediat vendase.

Hoti tha se janë krijuar rrethanat e reja për njohjen reciproke.

“Tash jemi në rrethana të reja, vlerësoj se tash jemi protagonistë që për herë të parë të arrijmë njohjen reciproke. Andaj mi bazën e parimeve dhe objektive pas gati 2 vitesh qeveria ka rifilluar dialogun me Serbinë. Por më lejoni të them shumë qartë se ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke mes dy vendeve”, u shpreh Hoti.

Derisa iu sqaroi deputetëve edhe marrëveshjen e Uashingtonit. Ai tha se është gabim të thuhet se kjo marrëveshje është e rrezikshëm.

“Ky është një momentum i ri ndërkombëtar i marrëdhënieve ShBA-BE sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim të përmbyllet një herë e përgjithmonë kjo çështje. Por më lejoni të them se ky momentum nuk do të kishte prodhuar këtë marrëveshje të qeverisë së Kosovës pa treguar seriozitet dhe pragmatizëm mbi parime të qarta dhe kjo mbështetje e partnerëve për Kosovën nuk ka qenë e lehtë të arrihet pas lëndimeve të raporteve që kanë ndodhur vitet e fundit… kjo marrëveshje është fitore e madhe e popullit të Kosovës. Kjo marrëveshje është hap i madh drejtë normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Investimet e mëdha dhe sjellja e gazit në Kosovë do të jenë një infuzion për zhvillimin e ekonomisë të vendit tonë në vitet që vijnë…tash unë e kam parasysh se kjo marrëveshje nuk është perfektë por nuk është e dëmshme dhe rrezikshme për Kosovën. Përkundrazi e ka fuqizuar subjektivitetin shtetëror të Kosovës dhe e kthen Kosovën”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë foli edhe për asociacionit e komunave serbe, ku theksoi se kjo temë nuk do të hapet në Bruksel.

Lidhur me temën e asociacionit, qëndrimi jonë është se kjo  temë nuk hapet në dialog. Kjo temë nuk hapet pasi ka një marrëveshje të arritur në vitin 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Përtej kësaj ekziston marrëveshja e parimeve për asociacionit dhe aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Për të gjitha temat në Bruksel vlen parimi se asgjë nuk dakordohemi nëse nuk dakordohemi për marrëveshjen finale përfundimtare”, tha ai.

Raportimi i kryeministrit Hoti për dialogun është duke vazhduar në Kuvendin e Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura