Marrëveshja historike midis Emirateve Arabe dhe Izraelit/ Reagon kryeministri Rama: Frymëzuese! Shembull për…

Aug 13, 2020 | 18:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama reagon pas arritjes si marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideruar si historike për rajonin e Lindjes së Mesme.

edi rama

Kreu i qeverisë shqiptare, i cili mban edhe postin e kreut të OSBE-së, thotë se kjo është një marrëveshje frymëzuese dhe shpreson që të frymëzijë edhe të tjerët në rajon për të ndjekur këtë rrugë.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme të madhe të përbashkët për të gjithë njerëzit e tyre. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë (SHBA, Izraelin dhe Emiratet)”, shkruan Rama në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura