Marrëveshja Greqi-Maqedoni, Rama: Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush

Jun 12, 2018 | 20:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Rama me anë të postimi në Twitter, përgëzon fqinjët për emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut dhe sipas tij 2 lider progresivë të vendeve fqinje bënë historinë sot me arritjen e marrëveshjes.

rama ne durres

 

“Dy liderë progresivë të vendeve fqinjë e bënë historinë sot dhe i treguan BE dhe botës se si vizioni dhe vullneti për të kapërcyer të kaluarën mund të gjejë hapësirë për të ardhmen Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”- shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura