Prokurori që fitoi 50 mijë USD nga bastet digjet nga vetingu! KPK: Nuk justifikon pasurinë

Jul 5, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Luan Kaloci, Prokurori i Apelit të Tiranës që prej vitit 2002 nuk kalon vetingun. Këtë të enjte, Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka marrë vendimin për ta shkarkuar atë nga detyra.

Seanca e rivlerësimit

Në seancën e rivlerësimit, relatorja e çështjes tha se: ILDKPKI thote se subjekti ka kryer deklarim te rreme te pasurise dhe ka fshehur pasurine. KPK ka zhvilluar hetimin e saj pas raportit te ILDKPKI. Nga hetimi rezulton se subjekti ka apartament 145 metra katrore me vlere 52 mije USD. Sipas KPK konstatohet se ka mosperputhje per burimin e parave te blerjes se ketij apartamenti se ai deklaron se e ka blere shpine nga shitja e shtepise ne Elbasan dhe nga nje kredi. Nga kontrata e shitjes del se shtepia eshte shitur per 200 mije leke ndersa ne deklaraten qe ka dhene ne veting e ka deklaruar 4 mln leke shitjen e shpise ne Elbasan. Gjithashtu ka edhe mosperputhje me apartamentin e blere ne Tirane mes vleres dhe blerjes se saj.

Gjithashtu prokurori ka edhe nje dyqan 132 metra katrore, i paregjistruar ne Hipoteke, i deklaruar si i blere me parate e shitjes se apartamentit ne Elbasan.

KPK konstaton se ka mosperputhje te krijimit te burimit te te ardhurave, ne deklaraten e vitit 2003 thote se e ka blere me leke te fituara ne lloto dhe me hua ndersa ne deklaraten e vetingut ka thene se e ka blere nga shitja e shtepise ne Elbasan. Edhe siperfaqja e ketij apartamenti eshte deklaruar ndryshe. Po ashtu nuk ka deklaruar depozita 5 mije euro dhe 20 mije euro.

Prokurori Kaloci e pranon indirekt qe ka bere kontrate fiktive per apartamentin e blere ne Tirane. Ai thote para KPK se vlera e apartamentit eshte 58 mije euro, por ai ka shtuar para nga vetja pasi ndertuesi s’kishte me para qe ta perfundonte. Ai thote se ka bere kontrate te ndryshme me ndertuesin, te cilit i ka kerkuar edhe disa para mbrapsht. Gjithashtu, prokurori Kaloci ka marrw kredi sipas KPK ne vitin 2003 per te shkolluar vajzen nderkohe qe vajza ishte vetem 15 vjec ne 2003 dhe shkollen e ka bere ne 2007.

Prokurori Kaloci u pyet nga vezhguesi nderkombetar per marreveshjen fiktive per shtepine dhe ai e pranoi qe ne ate kohe kishte informalitet dhe ishte i zakonshem.

***Prokurori i Apelit deklaron 50 mijë USD të fituara nga bastet sportive

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Luan Kaloçi për vitet 2003-2017. [Kliko këtu për skedën në PDF].

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori i Apelit, Luan Kaloçi zotëronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë e tij për herë të parë. Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Kaloçi është rritur me 2.4 herë me një vlerë totale prej 24.3 milionë lekësh. Pasuria e shtuar përbëhet nga një apartament i dytë me sipërfaqe 125 metra katrorë në Tiranë, i blerë me kredi për 55 mijë euro, një garazh me vlerë 12 mijë euro me burim kursimet familjare si dhe kursime në cash përgjatë viteve në vlerën e 4.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të Kaloçit për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 31.7 milionë lekëve dhe përbëhen në 85 për qind të tyre  nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm me 14.7 për qind të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik për 14 vite nuk ka rezultuar me probleme, por kjo analizë identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” në rastin e prokurorit Kaloçi.

Njëri prej tyre është pronësia e një dyqani me sipërfaqe 86 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar fitimet në baste sportive. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e kësaj prone zënë më pas një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar është huamarrja prej 10 mijë dollarësh e përdorur në vitin 2009 si depozitë garancie për vizën amerikane të vajzës. Huaja, e cila është kthyer brenda të njëjtit vit është marrë pavarësisht se familja Kaloçi zotëronte 1.6 milionë lekë kursime akumulative në cash deri në vitin 2008.

Mbajtja e sasisë së konsiderueshme të kursimeve jashtë sistemit bankar është një tjetër çështje e evidentuar në rastin e zotit Kaloçi, i cili në fund të vitit 2017 rezulton të ketë akumuluar rreth 4.5 milionë lekë kursime.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003  

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Burimi: BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura