“Marrëveshja e re Rama-Basha/ Pse, Amerikës do ia hidhni ju?!”- Muç Nano tallet me Spartak Ngjelën: Ky bandill shkruan gjëra kaq fëminore dhe gallatë

Jan 18, 2020 | 11:28
SHPËRNDAJE

Mustafa Nano në monologun e tij për këtë javë në “Provokacija” është tallur me një analizë të avokatit Spartak Ngjela, në të cilën jepen qëndrime publike mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me ardhjen e ambasadores së re dhe krijimin e SPAK-ut.

Muç Nano në emisionin e tij në mënyrë ironike i konsideroi si gallatë deklarata të tilla të Ngjelës sipas të cilave SPAK do të godasë figura të larta politike.

Edhe pse nuk ka preferuar të tregojë emrin e autorit, pasazhet e lexuara nga Nano janë të avokat Ngjelës, qëndrime që janë publikuar në faqen e tij të Facebook dhe të artikuluara në disa ‘banaqe’ mediatike.

nanao

Mustafa Nano: “Provokacjan për sonte po e nis me një pasazh, nga një analizë politike. Shikoni çfarë thuhet në këtë pasazh që kam zgjedhur:

Do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha. Është frika që do t’i bëjë ata bashkë. Por nuk kanë për të shpëtuar. SPAK-u po vjen. SPAK-u po vjen. Edhe ambasadorja amerikane po vjen. Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë u gëzuan se u doli ngjarja e Iranit, që ata menduan se do bënte të harrohej ngjarja e ardhjes së SPAK-ut. Por e patën kot. E gjitha përfundoi në një komedi gazmore. Të dy, edhe Rama, edhe Basha, u munduan shumë, por nuk ia arritën ta bllokonin SPAK-un. Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, por edhe kjo kartë nuk i eci. Askush nuk mund ta frenojë SPAK-un.

Rama ndërkohë, kuptohet, se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë Reformën në Drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe Bashën. Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore??? Kot e kanë!

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën. Është në dorë të ndërkombëtarëve. Rama ka në plan t’u thotë amerikanëve, që “sistemi zgjedhor do të mbetet ky që është; nuk mund ta ndryshoj; ndryshe, PD-ja ikën nga tryeza”. Mirëpo amerikanët do të tallen me Ramën, sigurisht. Si mund ta hanë ata këtë hile?

Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të marrë fund. Dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane, nga serbët, rusët, turqit, kinezët. Amerika e di mirë që ju jeni antiamerikanë. Pse, Amerikës do ia hidhni ju?…..”.

Ky ishte pasazhi që mora nga shkrimi në fjalë. Nuk po ua them emrin e autorit. Nuk ka rëndësi emri, por ka rëndësi fakti që ky autor dhe shumë të tjerë të ngjashëm me të janë duke dominuar skenën publike, studiot televizive, portaleve, faqet e para të gazetave.

Fakti që Shqipëria është në këtë gjendje, mund të shpjegohet me shumë faktorë por një nga faktorët është që skema politike është e dominuar nga njerëz si ky bandilli që shkruan gjëra kaq fëminore dhe gallatë.

Lexo analizën e Spartak Ngjelës: ANALIZA/ “Rama e kishte shpresën te…”- Spartak Ngjela: Çfarë fshihet pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Pse të gjithë pyetën ç’ndodhi?!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura