Marrëveshja e Portit të Durrësit/ PD: Rama firmosi për të mbuluar me heshtje çështjen “McGonigal”! Mbuloi një skandal me një tjetër aferë korruptive

Jan 30, 2023 | 15:26
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo e ka konsideruar një pseudongjarje nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed El Alabbar për projektin e Portit të Durrësit. florianagaro

Në një deklaratë për mediat, Garo tha se kjo marrëveshje u nënshkrua për të mbuluar çështjen me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas saj, projekti “Yacht Marina” e shndërron Portin e Durrësit në një kënd lojrash për oligarkët dhe se nuk do ta pranojë kurrë këtë marrëveshje.

“Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.

Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE” – tha ndër të tjera Garo.

Deklarata e plotë e Zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo:

Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive.

Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.

Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.

Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.

Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.

Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta. 

Me izolimin e tij, ai nuk mund dhe nuk duhet lënë ta mbajë peng Shqipërinë. Kërkesa për dorëheqjen e tij është kusht për çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura