Marrëveshja e detit, regjistrohet kallëzimi penal

Aug 5, 2014 | 15:14
SHPËRNDAJE

TIRANE- Prokuroria ka regjistruar procedimin penal per marreveshjen e Detit bere nga qeveria shqiptare me ate greke, ne kohen qe ne pushtet ishte Berisha.

Procedimi penal behet per paktin qe Kushtetuesja e rrezoi unanimisht, duke e gjetur ne shkelje te Kushtetutes se vendit. 

Ky procedim vjen vetem pak kohe pas deklarates se ministrit te Jashtem, Ditmir Bushati, se akuza duhet te beje hetime per paktin detar me Greqine. 

 “Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për të hetuar të gjitha aspektet administrative nëpërmjet të cilave pala shqiptare ka zhvilluar këtë negocim, në bazë dhe për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo në bazë dhe për zbatim të konsideratave personale”, tha Bushati, ne raportimin ne komision bere ne 28 maj.

Sipas tij, prokurorit të Përgjithshëm i duhet vetëm vullneti për të nisur hetimin. “Përsa u përket nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje, prokurori i Përgjithshëm ka të gjithë dokumentacionin përkatës, ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese në dorë, ka praktikën e së drejtës ndërkombëtare, e cila konsiderohet tërësisht e shkelur nga Gjykata dhe ka parasysh nenin 210 të Kodit Penal, ku parashikohet vepra për të cilën bën fjalë Gjykata Kushtetuese”, tha Bushati.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ministri i Jashtëm tha se kemi të bëjmë me cenim të sovranitetit territorial përmes marrëveshjes për kufirin detar. “Nuk më takon mua të bëj akuza të karakterit penal. Pres me qetësi që prokurori i Përgjithshëm të thotë fjalën e tij në bazë dhe për zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka thënë që për mënyrën se si është negociuar kjo çështje ka një territor që është humbur sipas marrëveshjes dhe nuk është respektuar procedura kushtetuese se si shkohet te negocimi”, tha Bushati. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura