Marrëveshja e dakordësuar në Ohër, ambasadori i SHBA në Beograd: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Mar 19, 2023 | 16:09
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dakordimi midis Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Ohër është rezultati më i rëndësishëm i dialogut.

ambasadori hill

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hill ka thënë se Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje.

“Një vendim që kërkon mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka thënë më tej ai.

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.

Pas takimit në Ohër, ai ka thënë se dy shtetet janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat dhe se do t’i implementojnë të gjithat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura