“Marrëveshja e 5 qershorit duhet të ruhet”, KE me mesazh të qartë: Çdo ndryshim shtesë…

Jul 16, 2020 | 12:57
SHPËRNDAJE

“Marrëveshja e 5 qershorit të ruhet duke marrë parasysh nevojën për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ ODHIR”. Keshtu ka deklaruar sot zedhenesja e Komisionit Evropian, mes nje shenimi te bere ne llogarine e saj ne Twitter, duke i adresuar nje mesazh te qarte politikes ne Shqiperi.

Sipas saj, përmbushja e rekomandimeve te lena nga OSBE/ ODHIR eshte kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar.

Sipas saj, “çdo ndryshim legjistlativ i bërë nuk duhet të cënojë qëllimin kryesor të saj”.

“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në #Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”

ana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura