Marrëshja Kosovë-Serbi në ‘Shtëpinë e Bardhë’/ Donald Trump tregon prapaskenat në Zyrën Ovale: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan! (VIDEO)

Sep 27, 2020 | 18:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald trump, ndërmjetës në marrëveshjen Kosovë-Serbi u shpreh se udhëheqësit e dy vendeve, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.

trump hoti vucic

“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai më tutje.

Trump foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm.

Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura