“Marrëdhëniet solide me SHBA janë detyrim për gjithë kombin”/ Deputeti Gjekmarkaj: Luftën e saj politike dhe as fitoren e ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me Amerikën

Sep 19, 2021 | 18:44
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se marrëdhëniet solide me SHBA-në janë jo vetëm detyim për PD, por për gjithë kombin shqiptar.

Gjekmarkaj

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj i referohet perjashtimit te Sali Berishes nga grupi parlamentare, por thote se luftën e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me Amerikën.

Sipas deputetit, PD sukseset e saj më të mëdha i ka patur kur ka shkëlqyer në marrëdhëniet me SHBA-të dhe ngecjet kur ato marrëdhënie janë cenuar. Ndërsa thekson se konfliktin me Amerikën e do vetëm kundërshtari i PD.

“Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer  aty ku dëshiron të ishin! Kombi shqiptar ka përmbushur të drejtat e veta nga mbështetja e këtij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të mëdha i ka patur kur ka shkëlqyer në marrëdhëniet me SHBA-të dhe ngecjet kur ato marrëdhënie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet”, shkruan deputeti Gjekmarkaj.

Postimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Marrëdhëniet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesërmes ! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perëndimore!  LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqipëri u bënë zëdhënëset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perëndimore !

Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer  aty ku dëshiron të ishin! Kombi shqiptar ka përmbushur të drejtat e veta nga mbështetja e këtij vendi të madh e mik ! PD sukseset e saj më të mëdha i ka patur kur ka shkëlqyer në marrëdhëniet me SHBA-të dhe ngecjet kur ato marrëdhënie janë cenuar ! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet!

Luftën e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të përtej taksës traumatike e lënduese që po i takon të paguajë !

Tashmë kundërshtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre ! Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për mënyrën e zgjedhur për çështje të së kaluarës por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu ! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura