Marrëdhëniet Rama- Meta, reagon edhe ish- kryeministri Bashkim Fino

Sep 30, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

Prej kohësh në rrethet politike dhe mediave përflitet për një prishje të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Bashkim Fino dhe Rama e Meta gjate nenshkrimit te marreveshjes ne prill 2013
Bashkim Fino dhe Rama e Meta gjate nenshkrimit te marreveshjes ne prill 2013

Zërat u përforcuan akoma më shumë kur Meta në fundjavë foli nga Skrapari për një koalicion opozitar Rama- Basha duke nënkuptuar se mund të qeverisë edhe i vetëm vendin.

Ndërkohë që në fillim javë erdhi letra e Spartak Brahos për krerët e shtetit ku flet për një skenar për të destabilizuar Shqipërinë duke goditur Metën.

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve deputetë të PS-së mendojnë se koalicioni PS-LSI po ecën shumë mirë.

Ish kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino tha sot në një prononcim për mediat se “nuk ka arsye të ketë zgjedhje të parakohshme. Siç edhe ju e keni parë koalicioni PS-LSI po ecën shumë mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura