Marrëdhëniet me Trumpin dhe qëndrimi në detyrë, flet sekretari amerikan i Shtetit

Jul 27, 2017 | 8:06
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i mohoi raportet e mediave se ai po shqyrton të dorëzojë postin.

tillerson

Këtë javë në Uashington ka pasur zëra se Tillerson do të largohet shpejt nga detyra për shkak të zemërimit me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk po shkoj askund”, u tha Tillerson gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Ai shtoi se do të qëndrojë në detyrë “për aq kohë sa e lejon presidenti”.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Trumpin, Tillerson tha se “është e mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura