“Marrëdhënie vëllazërore”- Kryeministri i Kosovës tregon tre projektet e rëndësishëm mes dy vendeve: Nga pika Doganore në Durrës të lidhja me…

| 12:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Hoti gjatë fjalës së tij i ka quajtur vëllazërore marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashme duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.

Kryeministri i Kosovës tha se janë tre projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.

“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëjë me krijimin e një pike Doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.

Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti./ Panorama.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.