Marrëdhënie seksuale me të mitur/ 23-vjeçari bie në prangat e Policisë, një 19-vjeçar ndalohet pasi ngacmoi….

Nov 25, 2020 | 9:18
SHPËRNDAJE

Një 23-vjeçar me banim në Korçë u ndalua nga policia pasi ishte dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ndërkaq është ndaluar edhe një 19-vjeçar nga Durrësi, që vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ngacmoi seksualisht një 31-vjeçar, që vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

pranga-620x330

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

****

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura