“Marrëdhënia u bë toksike. Po kaloja në depresion”- Zhaku flet për herë të parë për divorcin nga bashkëshorti gjerman pas shtatë vitesh martesë

Nov 24, 2020 | 10:47
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur si Zhaku, emri i vërtetë i së cilës është Inida Kreuz, ka folur për herë të parë ditën e djeshme për divorcin nga bashkëshorti gjerman, Kristian, pas shtatë vitesh.

zhaku

E ftuar në “Ftesë në 5”, Zhaku tha se ishte gjatë gjithë kohës me partnerin dhe lidhja mes tyre ishte kthyer në një marrëdhënie toksike, prandaj aktorja tha se kishte pasur nevojë të kalonte një periudhë reflektimi.

zhaku (3)

U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje.

Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë.

zhaku (2)

Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”,- tha Zhaku.

zhaku (4)

Megjithatë, ajo pranoi se asnjë mashkull tjetër nuk mund ta krahasojë me Kristianin, sepse kishin kaluar diçka shumë të bukur së bashku përgjatë 11 viteve që njiheshin.

Kur mendon që këtë person nuk e ke më pjesë në jetën tënde, ndjen sikur të hiqet një gjë nga trupi”,- pranoi ndër të tjera Zhaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura