Marrëdhënia Pogba-Murinjo në pikën më të ulët, francezi: Nëse do të flasësh me mua, telefono…

Aug 16, 2018 | 11:21
SHPËRNDAJE

Murinjo duket se nuk i ka punët mirë me yllin e ekipit, Pol Pogba. Francezi mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Leisterit por as kjo nuk ka shërbyer për të ulur tensionet. Kampioni i Botës nuk ndihet mirë në Mançester nën urdhërat e Murinjos, ndërsa ky i fundit është lodhur me ankesat e tij.

poggggg

“Nëse dëshiron të largohesh nga Mançesteri duhet të ma kërkosh. Nëse ke ndonje problem me mua duhet të ma thuash në sy dhe jo në media”, mësohet ti ketë thënë Murinjo francezit. Sipas “The Sun”, përgjigja e mesfushorit ka qenë e menjëhershme dhe ironike. “Nëse dëshiron të flasësh me mua, atëherë telefono menaxherin tim”. ka qenë kundërpërgjigjia. Barcelona është ekipi që ndjek më së shumti zhvillimet dhe dëshiron ta sjellë francezin në Spanjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura