“Marku vdes për mua”- Nga zënkat, unaza me të cilën e propozoi deri tek planet për fëmijë, Rudina Dembacaj iu përgjigj të gjitha pyetjeve nga ndjekësit

Jan 23, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

Vetëm një orë kohë! Kështu e nisi bashkëbisedimin me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram Rudina Dembacaj.

rudina dembacaj (6)

Prandaj, pyetjet për moderatoren dhe aktoren e humorit kanë nisur menjëherë.

rudina dembacaj (10)

Ndër ato të parat që iu bënë ishte: “Çfarë pëlqen më shumë Marku te ty?

Rudina iu përgjigj me sinqeritet duke shtuar edhe pak doza humori:

Nuk e di. Mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtpërdrejtë! Gjithashtu se përshtatem me çdo ambient. Nuk e di, ai ‘vdes’ për mua”.

rudina dembacaj (3)

Sigurisht që pyetjet në lidhje me martesën e saj e me marrëdhënien që ka me Mark Markun nuk mund të përfundonin me kaq!

Një ndjekëse i ka shkruar “jeni pak çift ‘crazy’”, e në lidhje me këtë Rudina komentoi: “unë jam pak më shumë!”.

rudina dembacaj (7)

Ndërsa nga dhuratat, si më të bukurën, aktorja veçoi unazën e propozimit, e cila sipas saj “ka kuptim dhe kujtim shumë të bukur”.

rudina dembacaj (4)

Ajo publikoi edhe një video ku tregonte nga afër unazën me të cilën e propozoi partneri.

rudina dembacaj (11)

Nisur nga ato që Rudina shkroi për unazën, dikush e ka pyetur se çfarë kuptimi ka ajo përveç atij të dashurisë.

Dembacaj iu përgjigj: “Kaq! Pse sa kuptime duhet të ketë?

rudina dembacaj (9)

E në lidhje me zgjerimin e familjes, Rudina tha se edhe ky moment do të vijë sapo Viktoria të rritet edhe pak.

rudina dembacaj (1)

Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, ndërsa Rudina ka vetëm një vajzë të lindur nga martesa e saj e parë.

E si çdo çift tjetër, edhe tek ata nuk mungojnë zënkat, për të cilat moderatorja tha se është Marku ai që vetëpërmbahet më shumë.

rudina dembacaj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura