Mark Frroku rikthehet në Parlament pas 2 ditësh burg, avokati i deputetit: Do marrim autorizim të enjten nga Prokuroria

Apr 1, 2015 | 7:29
SHPËRNDAJE

Avokati i Mark Frrokut, Sajmir Vishaj bëri të ditur dje në mbrëmje në emisionin “Opinion” se klienti i tij do të rikthehet në seancën plenare te Kuvendit ditën e enjte.

Deputeti Mark Frroku dhe avokati i tij, Sajmir Vishaj sot ne Kuvend

Sipas tij, kryetari i Partisë Kristian Demokrate do të marrë një autorizim nga Prokuroria dhe do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Parlamentit.

“ Mark Frroku do jetë në seancë të enjten, me autorizim të prokurorit”, tha Vishaj.

Mark Frroku ishte për herë të fundit në Parlament të enjten e kaluar, kur pasi Parlamenti votoi me 79 vota pro për arrestimin, ai u ndalua nga Policia dhe kaloi dy netë në paraburgim përpara se të dilte në arrest shtëpie.

Në mbledhjen e kësaj të enjte Frroku pritet të mbajë sërish një fjalim kur të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij për llogari të drejtësisë belge, ku akuzohet për një vrasje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura