Mark Frroku: Arrestimi im? Kërkesa e prokurorisë denigruese, por gjithçka ndodh. Me Tomën nuk komunikoj më

Mar 23, 2015 | 9:17
SHPËRNDAJE

Denigruese dhe veprim te paligjshem e ka cilesuar deputeti kristiandemokrat Mark Frroku kërkesën e organit të akuzës drejtuar parlamentit për arrestimin e tij. Në një intervistë per “Gazeta Shqiptare”, deputeti shprehet se ai i qëndron deklaratës që ka bërë në fillim në prokurori dhe se ajo është e vërteta.

Deputeti Mark Frroku

Sipas Frrokut, kërkesa për arrestimin e tij është një precedent që ndodh për herë të parë në 25 vite. “Të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është pare”, shprehet deputeti kristiandemokrat.

Frroku sqaron në intervistë të vërtetën e tij për njohjen me Durim Bamin, sqaron akuzat se në makinën e tij ka fshehur një të kërkuar për trafik droge, si dhe marrëdhënien e tij me Tom Doshin pas gjithë kësaj historie.

Z. Frroku, prokuroria ka dorëzuar në parlament kërkesën për arrestimin tuaj. Si e shikoni ju gjithë këtë histori?

Është hera e parë në 25 vite që ndodh ky precedent. Unë akuzohem për dëshmi të rreme, që edhe ajo nuk ekziston, është e paprovuar dhe unë kam thënë të vërtetën. I përmbahem pikë për pikë dëshmisë që kam dhënë, por që të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është parë. Vetëm kjo akuzë rëndon mbi mua, për momentin. Vetëm dëshmia e rreme para prokurorit, që edhe kjo duhet provuar nga prokuroria, sepse ata nuk kanë asnjë lloj prove.

Ju, i qëndronit deklaratës që keni dhënë në fillim përpara prokurorit?

Kjo është deklarata ime dhe kjo është e vërteta.

vijon 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura