Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar për vrasjen e Kurtit

May 4, 2016 | 17:06
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti Mark Frroku ka bërë kërkesë për gjykim me procedurë të shkuar për akuzën e vrasjes.

Mark Frroku në Gjykatën e Lartë
Mark Frroku në Gjykatën e Lartë

Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda përmes avokatit.

Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, gjë të cilën Frroku vazhdimisht e ka mohuar që të ketë qenë i përfshirë.

Nëse pranohet kërkesa, atëherë gjykata jep vendim bazuar në provat që ka paraqitur Prokuroria në dosje deri tani.

Pas kësaj, dëgjohen konkluzionet përfundimtare të palëve dhe gjykata jep vendimin pa shqyrtimin e provave një e nga një si dhe nuk thirren dëshmitarë në seancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura