Frroku-deputetëve: Nëse arrestohem për dëshmi të rreme, në pranga edhe gjysma prej jush. Prokuroria presion ndaj meje. Arrestimi? Edhe politik

Mar 26, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas fjalës në seancë, ku u kujtoi kolegëve deputetë se nëse ai arrestohet për dëshmi të rreme, në pranga bien edhe gjysma e tyre, Mark Frroku ka theksuar jashtë sallës së Kuvendit se prokuroria po i bën presion dhe se arrestimi ndaj tij është edhe politik. 

“Normalisht nuk jam në mendjen e kolegëve të mi si do votojnë por me sa u tha grupet janë dakord, ky është degradim i shtetit ligjor, i institucioneve, kërkesa e prokurorisë e pabazuar dhe degraduese për të arrestuar dy deputetë, për të arrestuar Mark Frrokun për dëshmi të rremë se kjo akuzë sipas prokurorisë rëndon mbi mua është denigruese dhe vetë organi i prokurorisë ka degraduar bashkë me institucionet e shtetit”, tha Frroku.

Do i shpëtoni arrestimit?

E thashë edhe aty, Mark Frroku është i gatshëm t’i përgjigjet gjithë institucioneve, por prokuroria ka degraduar me kërkesat e saj, denigruese të kërkosh arrestimin e deputetit për dëshmi të rreme, arsyet i di organi i akuzës, Prokuroria e Përgjithshme. Dëshmia bëhet me gojë, jo me mjete, ato kërkojnë kontrollin tim dhe banesës a thu që dëshmia është bërë me kallashnikov, kjo është..

Keni besim te drejtësia?

Te prokuroria nuk kam asnjë besim përderia ajo kërkon arrestim tim skam si të kem besim.

Do kërkoni hetim ndërkombëtar?

Nuk kam pse kërkoj hetim ndërkombëtar, jam jashtë historisë, as kam kanosur njëri, as kam bërë kallëzim i rremë, akuza është kallëzim i rremë që nuk është i vertetë.

Qëndrimin e qeverisë si e shini?

Është në vullnetin e secilit prej deputetëve të votojë heqjen apo jo të imunitetit tim.

Prokuroria thotë se ju keni njohje me Durim Bamin

Në radhë të parë në relacionin e prokurorisë nuk ekziston njohja ime me Bamin, nëse ka hetime shtesë unë përballem, i qëndroj të vërtetës para prokurorisë dhe kam thënë vetëm të vërtetën, duke treguar se nuk e njoh Bamin. Tom Doshi, Frroku apo cdo politikan, por edhe njerëz që kanë njohje, mund të rrinë në tavolinë edhe me 20 vetë dhe Frroku nuk shkon në tavolinën e dikujt e ti bëjë gjeneralitetit çdokujt aty, prokuroria ka marrë të afërm të Doshit, në lokalin e Doshit, ka mbledh kamarierë e banakierë e ato kanë dëshmuar sikur më kanë parë në tavoline me Doshin e Bamin, shumë e qartë për tu kuptuar.

Emrin tuaj e ka përmendur Doshi, pse?

Jam jashtë dhe është e padrejtë që kërkohet heqja e lirisë sime kur unë jam jashtë kësaj loje. Do të pres faktet e prokurorisë se me këtë relacion që ka sjellë është absolutisht e pabazua.

Është politik arrestimi?

Edhe.

Opozita flet për presion ndaj prokurorisë…

Unë nuk kam ushtruar presion, prokuroria ka ushtruar presion ndaj meje.  

Fjala e Frrokut ne Kuvend 
“Nëse arrestohem për dëshmi të rreme, në pranga perfundojne edhe gjysma prej jush”, tha Mark Frroku, duke folur në seancën plenare të së enjtes ku shqyrtohet leja e dhënë nga Këshilli i Mandateve për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij dhe të deputetit të Shkodrës, Tom Doshi.

Mark Frroku në seancë

Dule: Frroku ka kohë të pakufizuar për të folur dhe përgjigjur pyetjeve tuaja 

Frroku: Në këto 25 vite unë personalisht e ju dëshmitar qe s’keni pare ndonje deputet te burgoset per deshmi të rreme….Para prokurorit kam dhene deshmi te sakte e kam thene te verteten. 

Prokurori kerkon kontroll te baneses sime, a thu se deshmia ime e rreme eshte bere me armatim te rende e kallash, e per mua eshte shume denigruese. E ju koleg shpresoj qe s’do t’i hapni rrugen ketij precedenti, atehere shume prej jush do te perfundoni neser ashtu sic po pretendohet per mua sot.

Di shume mire se ne 25 vite ne kete salle te parlamentit, apo institucione jane bere deshmi te rreme e te provuara, ne rastin konkret per mu s’eshte e provuar ne menyre absolute. E ajo njohja me Bamin eshte e paprovuar e nuk ekziston.

Zoterinjte flasin per njohje e bejne rolin e organit te akuzes. 

Kam qene shume korrekt ne kete salle parlamenti, me zyrat e Kuvendit te Shqiperise, në jeten time personale, marredheniet e mia me njerezit e miqte dhe ligjin. 

Kerkesa e prokurorise eshte e nxituar dhe denigruese. 

Nese arrestohem une me kete akuze, arrestohen edhe gjysma prej jush.

Ju kërkoj kolegëve të mos i hapin rrugë këtij precedenti, më duket shumë i rrezikshëm, fjala në fund dhe veprimi është në dorën tuaj, nuk kam frikë të përballem me drejtësinë dhe cdo akuzë që më bëhet, i ngelem dëshmisë që kam bërë se nuk ka dëshmi tjetër dhe do të vazhdoj prapë jetën time politike pasi të jetë sqaruar kjo histori dhe nuk ka asnjë shans që unë të ndaloj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura