Marjo Mema pranon rolin në vrasje: Unë i tregova Iglit për lidhjen e Ambras me Ismailin

Aug 7, 2015 | 10:08
SHPËRNDAJE

Nuk ka gjetur paqe me veten Marjo Mema, më në fund pranoi rolin e tij në vrasjen e kryer nga shoku i tij Igli Meta. Roli i tij në dinamikën e vrasjes mbetej i panjohur deri më tani, por Marjo nuk mundi ta mbante më gjatë sekretin e tij dhe rrëfeu se ishte ai që i tregoi Iglit për tradhëtinë e Ambras me Ismaelin.

shoket

Sipas mediave italiane, 20 vjeçari nga Urbino po vuan sepse ishte ai që nxori tradhëtinë. Dhe këtë ai ka thënë se e ka bërë për hakmarrje.

“Ishte një moment i dobët. Ismaili kishte folur keq për mua dhe atëherë vendosa që thoja Igli se ai kishte pasur një lidhje dashurie të shkurtër me Ambrën”.

Këtë ai e kishte bërë rreth një muaj më parë se të ndodhte krimi.

“Nuk isha shumë i qartë që të parashikoja veprimet që do të bënte Igli Meta, që dërguar në vrasjen e Ismail Lulit”, ka thënë ai.

Sipas “Il Giorno”, Ambra, e dashura e Iglit i kishte dërguar Marjos një sërë mesazhesh kërcënuese që kishte spiunuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura