Marina Vjollca flet mbi shtatzëninë dhe planet e martesës me Getoarin

Jun 18, 2016 | 11:46
SHPËRNDAJE

Pak javë më parë mediat vendase dhe ato kosovare kanë shkruar për një dasmë mes dy të rinjve. Marina Vjollca në fund të majit festoi 26 vjetorin dhe jo pa qëllim reperi nga Kosova, Getoar Selimi e quajti “my wife” (gruaja ime).

Vetë Marina, duke pozuar sipër jahtit në Ulqin, ku festoi ditëlindjen me Getoarin, motrat dhe nënën e saj, iu përgjigj atij me dedikimin: “Thank you for making my birthday the best one ever! Love you jetë”, si për të dëshmuar se tashmë ata ndihen si një familje. Mediat flisnin pak javë më parë se çifti do të zhvillonte dasmën e tyre në një prej resorteve më të famshme në Kosovë, ku do të merrnin pjesë rreth 800 të ftuar. Fill pas dasmës çifti do të niste jetesën në Tiranë.

dhrwehrfhwek

Megjithatë një tjetër lajm që ka ftuar vëmendjen e të gjithëve ka ardhur këto ditë. Thuhet se Marina është në fillimet e shtatzanisë dhe se shumë shpejt do të largohet nga ekrani për t’iu përkushtuar mëmësisë. Megjithatë “Bluetooth” ka mësuar se çifti i mirënjohur nuk po përjeton asnjë nga këto gëzime.

Marina dhe Getoari janë përkushtuar tek karriera e tyre dhe aktualisht nuk po e mendojnë një dasmë. Reperi dhe moderatorja simpatike po shijojnë bashkëjetesën, duke mos menduar ende për një dasmë në horizont. Nga ana tjetër biondja simpatike e “Procesit Sportiv” nuk është duke pritur një fëmijë. Lajmet për shtimin në peshë, apo për pozat ku ajo shfaqet duke prekur barkun, janë thjesht thashetheme. /Bluetooth/

images (1)

Geti dhe Marina janë bashkë për mëse një viti. Për të dy kjo lidhje është padyshim një angazhim serioz, përderisa kanë nisur edhe bashkëjetesën, por mesa duket planet për familje i përkasin të ardhmes. Pas angazhimeve që i presin, dy të rinjtë do të shijojnë pushimet etyre, duke mos menduar për fëmijë, apo për një dasmë në horizont.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura