Marina me vello e ulur në rërë, Luana nuk heziton të zbulojë detaje nga after-party

Sep 17, 2017 | 17:20
SHPËRNDAJE

Ato u bënë të njohura të dyja në të njëjtën kohë si velina në një ekran televiziv dhe sot janë pa diskutim personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

21698051_10210615008114817_805783965_n

Ato janë Marina dhe Luana Vjollca. Lidhja e tyre me njëra – tjetrën është e ngushtë jo vetëm për faktin se janë motra por edhe për faktin se prej vitesh kanë punuar në të njëjtën media. Me pak fjalë ato ishin pothuajse gjithë kohën bashkë. Pas dasmës së bujshme të ish-prezantueses së “Procesit Sportiv” ajo ka gjetur hapësira t’i dedikojë motrës së saj të dashur disa fjalë vërtet prekëse.

21849114_10210615008074816_946646013_n

“Si do ja bëja pa ty në jetën time? Gjithmonë bashkë!”, ka shkruar moderatorja, ndërsa ka publikuar tre imazhe me të motrën gjatë ceremonisë së 10 shtatorit. Shumë pranë njëra-tjetrës, kjo na kujton jo pak herë kur si Marina, ashtu dhe Luana kanë shprehur rëndësinë e të paturit njëra-tjetrën përkrah.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura