Marina Fara rrëfen të vërtetën, pse përfundoi në polici

Oct 14, 2017 | 17:28
SHPËRNDAJE

Rrjetet sociale dhe mediat online shkruajnë shpesh për të, rreth fotove të ndryshme provokuese që ajo publikon në rrjetet sociale. Marina Fara, në një intervistë të suplementit “Shekulli” duke rrëfyer detaje nga jeta e saj, duke ndarë me ne dhe për lexuesit tanë aktivitet e saj në Tiranë, por edhe jashtë vendit.

Marina sapo jeni kthyer nga Kosova…

Po sapo jam kthyer nga Kosova ku isha për një projekt, kryesisht në fotografi pasi kam bashkëpunim me një kompani të huaj.  Gjithçka shkoi shumë mirë dhe pres që bashkëpunimi të jetë edhe më tej, pasi jam duke pritur që të nënshkruaj kontratën për një tjetër projekt por këtë herë në Slloveni.

Çfarë ndodhi, pse ishit në polici?

Ah lajmi që mori dhenë (qesh).  Teksa isha duke u kthyer pati një ndalesë për kontroll rutinë nga uniformat blu dhe unë kisha disa muaj që nuk kisha dokumentacionin e plotë, ndaj dhe mu desh që të isha atje. Sigurisht këto ditë jam marrë me mbylljen e tyre. Por pashë që në mediat kryesisht online lajmi nuk u dha siç duhej pasi ndryshe ishte në titull dhe ndryshe në tekst, kjo ndoshta sepse duan të kenë sa më shumë lexime dhe klikime.

Si ndjehet mami yt ku lexon lajme të tilla?

Sigurisht që ka lajmë që publikohen dhe janë jo tëverteta dhe ajo nuk ndihet mirë, por duke qenë se e njeh shumë mirë fushën e medias më mirëkupton.  (qesh)

48001-640-0-59e2033327741 47995-640-0-59e2033324912 47997-640-0-59e203332574c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura