“Marie, faleminderit për gjithçka”/ Shuhet para kohe këngëtarja e njohur e disa hit-eve, dedikimet prekëse të miqve

Dec 10, 2019 | 15:11
SHPËRNDAJE

_110073590_mariefredriksson_pergessle_gettty1990getty

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare këngëtarja e njohur e grupit Roxette, Marie Fredriksson.

Ajo ishte gjithashtu kantautore, pianiste dhe piktore, nga Suedia, e cila themeloi grupin Roxette në 1986, e njohur për muzikën pop-rock. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar menaxheri i saj, ku në një deklaratë shkruhet se këngëtarja ka ndërruar jetë të hënën, më 9 dhjetor “pas një beteje të gjatë 17-vjeçare me kancerin”.

“Ti ishe shoqja ime e mrekullueshme për më shumë se 40 vjet,” shkroi shoku i saj i bandës Per Gessle. “Gjërat tani nuk do të jenë më njësoj”.

“Faleminderit, Marie, faleminderit për gjithçka”, shtoi Gessle në një postim emocional.

“Marie na lë një trashëgimi madhështore muzikore,” shkroi menaxheri i saj Marie Dimberg.

“Zëri i saj i mahnitshëm – i fortë dhe i ndjeshëm – dhe shfaqjet e saj magjike live do të kujtohen nga të gjithë ne që kemi pasur fatin t’i dëshmojmë ato. Por, ne gjithashtu kujtojmë një person të mrekullueshëm me një dëshirë të madhe për jetën, dhe një grua me një zemër shumë të madhe që kujdesej për të gjithë ata që njohu”, shtoi ai.

Fredriksson u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2002, kohë kur pësoi incidentin e parë për shkak të sëmundjes, kur u rrëzua në kuzhinën e saj.

Tumori i kushtoi asaj shikimin në syrin e djathtë, por pas tre vitesh trajtimi, ajo u kthye në jetën publike dhe performoi me sukses përsëri me grupin Roxette nga 2008 deri në 2016.

Sidoqoftë, kanceri iu kthye sërish. Familja e Fredriksson tha që ajo humbi jetën pas ripërsëritjes së “sëmundjes së saj të mëparshme” në fillim të kësaj jave.

Marie Fredriksson është e njohur për hitet “Listen To Your Heart”, “The Look”, “Joyride” dhe “It Must Have Been Love”./PANORAMA.al

pthfndra08dowt6xbih2 image Roxette-80s-music-41757294-612-960 8DAuGnTQCLpunQuGfHnXTmxWbRQScCVGspXNWFwLnxKrvWxjkK1YCpfGctoHLFyx684YwBoBwkfDDX14oV3awhAv5e88riYP28QDYsySBCykRsy51AcuqhJm9MVU8FLq5tp5JJ1YSPnR1VfTNUiUCVyKrxFv7E9UgdJYvvk2MSv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura