Mariah Carey tregon për herë të parë arsyen përse i adhuron kaq shumë “Krishtlindjet”: Festat bëjnë të lumtur por e vërteta është…

Nov 27, 2022 | 14:21
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Mariah Carey ka treguar së fundmi se dashuria e madhe që ka për Krishtlindjet vjen nga fëmijëria e saj e vështirë.

“Kur ke pasur një fëmijëri të rrëmujshme dhe atëherë je në gjendje të kesh këtë transformim ku mund ta bësh jetën tënde ashtu siç ti dëshiron. Ky është gëzim për mua”, tha këngëtarja e hitit “All I Want for Christmas Is You”, për revistën W të premten.

“Kjo është arsyeja pse unë dua që fëmijët e mi të kenë gjithçka që mund të kenë. Unë dua që ata të jenë në gjendje të kuptojnë se ata mund të jenë gjithçka që duan të jenë.”– shtoi 53- vjeçarja.

Carey u shpreh se ajo e di se njerëzit priren ta shohin atë si “aq festive” ose “vajza e Krishtlindjeve”, por e vërteta është se ajo e ka marrë këtë rol sepse festa e bën atë me të vërtetë të lumtur, gjë që nuk e ka ndjerë gjithmonë.

“Njerëzit mendojnë se kam pasur këtë stil jetese, si një princeshës apo çfarëdo tjetër, një lloj ekzistence përrallore kur u shfaqa. Dhe kjo nuk është ajo që mendoni”, – theksoi ylli i këngës “Fantasy”.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura