Maria ka provuar edhe burgun, ja si po e mposht leuceminë

Apr 13, 2015 | 13:22
SHPËRNDAJE

Flet miku i saj, Enea Salaj: Ajo nuk kërkon mëshirën e askujt

Në foto Maria
Si banorja e re e “Big Brother 8”, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut, pasi u ul në dhomën e ndenjjes dhe foli hapur për jetën e saj. Dhe nuk kishte qenë aspak një jetë e zakonshme apo e bukur ajo e Marias, pasi, përveçse zgjodhi të vuante burgun për ish-të fejuarin që merrej me shitje lëndësh narkotike në Greqi, abortoi një fëmijë dhe më pas mësoi se vuante nga sëmundja e leucemisë kronike. Duke dëgjuar të gjitha këto, duket se fati i ka shkuar totalisht kundër. Por miku i saj koreograf, Enea Salaj, tregon se ajo është shumë “crazy”, aq sa mund të mundë jo vetëm ndjenjat për të dashurin, por edhe vetë sëmundjen.
Maria, Enea Salaj dhe miqtë
Maria ka rrëfyer shumë histori të forta nga jeta e saj. Që ka vuajtur dënimin në burg për 18 muaj, ka abortuar një fëmijë dhe është e sëmurë me leucemi. Jetë e tmerrshme, apo jo?
Maria ka treguar që është person me karakter të fortë. Jeta e saj, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë fort e mirë, por ajo ka ditur si të superojë dhe t’u bëjë ballë problemeve.
Është 33 vjeç dhe ka pak që është kthyer në Shqipëri, ku ka hapur një biznes. Ndryshoi për mirë jeta e saj?
Po, ka vetëm një vit që është rikthyer në Shqipëri. Më kthimin këtu ajo ka hapur në Vlorë një biznes të vetin “Maria Tailor Made”. E vërtetë është që jeta e saj këtu mori për mirë, pasi ka organizuar shumë sfilata me emrin e saj, gjithashtu ka edhe një grup artistik, që mbikëqyret nga ajo vetë. Unë jam koreografi i këtij grupi, ftoj shumë miq, të cilët e përkrahin jo vetëm në “Big Brother” Marian, por edhe më gjerë.
Për sëmundjen, leuceminë kronike, sa e rrezikuar ndihet dhe çfarë i kanë thënë mjekët?
Maria e mund sëmundjen, sepse ajo është e fortë. Nuk do kurrsesi që njerëzit ta dinë që ajo e mbart atë. Nuk kërkon mëshirën e askujt dhe kurohet me medikamente që i merr jashtë vendit. Nuk mund të flas më shumë për këtë çështje.
Nëse do të fitojë çmimin e madh, paratë do i shpenzojë për t’u kuruar?
Jo absolutisht, madje ajo e ka shprehur në shtëpi që, nëse fiton, me paratë do blejë një shtëpi për dy fëmijët.
Çfarë tipi është Maria në jetë, e mundur nga jeta apo sfiduese e çdo të keqeje që i del përpara?
Njeri me zemër të madhe dhe që sheh punën e saj. Ka një shoqëri të gjerë. Karakteri dhe autoriteti që ajo mban mbi supe, e bën atë eshte paksa “crazy”. Me pak fjalë, është spontane dhe e konsiderojmë “nona” e grupit.
Ajo ka rrëfyer diçka për të dashurin me emrin Koli. Ç’mund të na tregosh për këtë histori të saj?
Për sa i përket Kolit, është sekret. Koli është Koli, kaq mund të them. Di që është personazh shumë misterioz.
Mendon se jeta e saj meriton fitoren, dhe cilat nga vajzat sheh si rivale të saj?

Për ne, Maria e ka fituar “Big Brother 8”. Rivale jo, pasi mendoj se vajzat e tjera s’kanë nivelin e saj. Maria vjen me një eksperiencë jete jashtë, sepse nuk ka jetuar vetëm në Greqi. Pasi mbaroi gjimnazin, ajo ka kryer studimet e larta në Padova të Italisë. Ndaj unë i uroj me shpirt që ta fitojë ajo “BB8”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura