Margaret Shllaku: Ndodhem në Tajlandë për kupën e Supermodeles, por këtu askush s’e di ku bie Shqipëria

Sep 18, 2018 | 13:47
SHPËRNDAJE

Margaret Shllaku është 23-vjeçarja nga Shkodra, që u shpall fotomodelja më e mirë në botë për vitin 2017 në garën “Best Model of the World 2017”, në Paris të Francës. Këtë fundjavë, modelja që synon karrierën në Diplomaci, përfaqëson Shqipërinë në “Supermodel International 2018”, në Bangkok të Tajlandës. Për paskuintat e një gare të fortë modelesh nga e gjithë bota, si i ngacmojnë turistët në qytetin e turizmit seksual dhe impresionet e saj nga ky vend i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

margaret1

Pasi u shpalle “Best Model of the World 2017”, këtë fundjavë garon në “Best Model of the World 2017”. Sa e rëndësishme është për ty kjo garë?

Çdo garë është e rëndësishme në jetë, por gara të përmasave të tilla marrin më shumë intensitet. Në këtë rast, ka shumë rëndësi sepse është një organizim shumë i madh dhe nuk ka si qëllim të shfaqë vetëm aspektin e bukurisë së konkurrenteve, por edhe të zgjuarsisë dhe shkathtësisë.

Cilat janë provat që kaloni për të dëshmuar cilësitë e tjera, përtej pamjes?

Në çdo moment stafi vëzhgon sjelljet tona, na pyet dhe na provon me sfida të ndryshme, e në këto momente më duhet të tregohem shumë vigjilente. Pastaj gjatë çdo seti fotografik ata të lënë të lirë për të parë rehatinë tënde dhe emocionet, duke të drejtuar pyetje nga më të ndryshmet… Pjesën më të rëndësishme e merr intervista që ata na kanë bërë me pyetje tepër të papritura.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/margaret-shllaku-ndodhem-ne-tajlande-per-kupen-e-supermodeles-por-ketu-askush-se-di-ku-bie-shqiperia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura