Maqedonia pa Qeveri, kërcënon VMRO: Zgjedhje të reja, ose destabilizim

Jan 30, 2017 | 8:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/Pas dështimit të marrëveshjes me BDI-së, VMRO-DPMNE kërcënon me zgjedhje të reja parlamentare.

Presidential candidate of ruling VMRO-DPMNE Ivanov greets his supporters next to Macedonian PM  Gruevski during an election rally in Veles

“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fitues në zgjedhjet e fundit, e cila morri përkrahje më të madhe të qytetarëve dhe fitoi numër më të madh të deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo thellimin e saj, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur, ndërsa është në plan të parë në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e reformave në prioritet të parë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, raporton Ina.

Sipas tyre çdo vendim tjerë vetëm do të sjell konflikte të reja dhe probleme në shoqërinë “edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të realizimit të programeve, cila do qofshin  ata”.

“Është e qartë se dikush dëshiron të neglizhohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të fus Maqedoninë në një faze të pasigurt nga zhvillimi i saj. VMRO-DPMNE ngelet në pozitat e saj principiele në lidhje me interest strategjike dhe dekretin e shpallur më 17 dhjetor 2016-të”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së, pas vendimit të BDI-së, për të mos koalicionuar me VMRO-në. (INA)

Maqedonia pa Qeveri, dështojnë bisedimet me BDI. A bie Gruevski?

Dështojnë bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Pak para skadimit të afatit të Nikolla Gruevski, të dielën në mesnatë, BDI-ja që drejtohet nga Ali Ahmeti ka njoftuar se nuk ka gjetur pika të përbashkëta për koalicion me VMRO-në, ndërsa nuk ka miratuar as ndonjë vendim tjerë lidhur me pesë pikat e saj, për koalicion me LSDM-në, për zgjedhje të parakohshme, qeveri të zgjeruar apo mbetjen e saj në opozitë.

1-1506-620x330

Në mënyrë unanime kemi konstatuar se për momentin nuk kemi argumente të mjaftueshme për tu përcaktuar për njërin nga pesë opsionet të cilët i kemi në tavolinë, kështu që debatet dhe konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pa dhënë detaje se çfarë është pranuar dhe çfarë jo nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

BDI-ja në bisedime me këtë parti ishte futur me kërkesat që janë pjesë e deklaratës së partive politike shqiptare, tri prej të cilave për të ishin të panegociueshme: zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe procesi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë

“Për ne,ishte me rëndësi të respektohet vullneti i qytetarëve shqiptar, kontratën që e kemi nënshkruar me ata, vendimin ta kemi sa më të mirë dhe të bazuar në argumente. Vlerësojmë se sot nuk është shterur ai debat dhe nuk mund të sillnim një vendim. Vlerësoj se më me rëndësi është vendimi i duhur se sa vendimi në kohë”, ka theksuar Osmani

 

Ç’do bëjë Ivanov, do i japë mandat Zaevit? 

Pas dështimit të Nikolla Gruevskit mbetet dilema nëse Presidenti Gjorgje Ivanov do t’i jep mandatin partisë së dytë, në këtë rast LSDM-së së Zoran Zaevit, për të nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re.

Ditëve të fundit ka pasur vlerësime të ndryshme që pretendojnë se Presidenti duke u bazuar në paqartësitë që dalin nga Kushtetuta, mund të taktizojë për të anashkaluar LSDM-në dhe mandatin sërish t’ia delegojë një anëtari tjetër të VMRO-së.

Por, ekspertët juridikë edhe në rastin e parë kanë konstatuar shkelje nga ana e presidentit, pasi, sipas tyre, mandati iudha Gruevskit pa u siguruar paraprakisht nëse ai e kishte shumicën parlamentare ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.

Ndërkombëtarët s’lejojnë Ahmetin të bëjë koalicion me Gruevskin, ç’do ndodhë me Maqedoninë?

Presioni i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare ka penguar dëshirën e Ali Ahmetit dhe disa bashkëpunetorëve të tij që të bëjnë koalicion me VMRO DPMNE-në, njoftojnë burime partiake për mediat maqedonase, shkruan Gazeta Lajm.

gruevski94

Sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët ia kanë kujtuar edhe njëherë Ahmetit se VMRO dhe BDI janë humbesit më të mëdhenj të 11 dhjetorit, prandaj vendimi eventual për të bërë një koalicion kundër vullnetit të popullit, mund të destabilizojë Maqedoninë.

Diplomatët perëndimorë kanë kerkuar nga Ahmeti që të përkrahë një qeveri të LSDM-së me opozitën shqiptare, mirëpo sipas burimeve partiake, Ahmeti është përgjigjur se nuk mund t’ja kthejë në këtë moment shpinën partnerit të tij strategjik, Nikolla Gruevski.

Mirëpo pas presionit të madh të ndërkombëtarëve, Ahmeti ka thënë se nuk do të bëjë koalicion as me VMRO DPMNE-në, e as me LSDM-në dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Petrovski nervoz para selisë së VMRO, shtyn mikrofonat e gazetarëve! 

Mblidhet Komitetit Ekzekutiv i VMRO-së, Milloshovski: Sonte vendosim (Video)

bdi-pamje-nga-mbledhja (1)

Në orët e vona të mbrëmjes është mbledhur edhe Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së pranw selisë qendrore në Shkup. Për momentin në selinë e kësaj partie kanë mbërritur Antonio Milloshoski, Koce Trajnovski, Daniela Rangelova dhe funkionarë tjerë të VMRO-DPMNE-së për takimin e caktuar të Komitetit Ekzekutiv të partisë së Nikolla Gruevskit.

Sipas Milloshoskit, ende nuk kanë arritur në një vendim mbi një koalicion të mundshëm por sonte, në këtë mbledhje do të vendoset definitivisht për hapat që do të ndërmerren.

“Sonte do të vendosim se çfarë dhe si do t’ia bëjmë, nuk mund të them asgjë derisa sa të fillojë takimi i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe pastaj do të diskutojmë të gjitha mundësitë dhe pastaj do të kemi një vendim definitiv”, theksoi Milloshoski para selisë së partisë.

Ç’ndodh në BDI

Portali TetovaSot sjell pamjet ekskluzive brenda selisë së BDI-së, ku po zhvillohet takimit i kryesisë së partisë. Më poshtë mund të shihni pamjet, dhe fjalimin e Ali Ahmetit.

Vetë lideri i BDI-së pak orë më parë tha se akoma po analizohet dhe se po shqyrtohen të gjitha çështjet në detaje me qëllim që të arrihet deri te konkluzionet.

Nga ana tjetër zhvillime ka edhe në VMRO-DPMNE, kur Gruevski mbledh partitë më të vogla pjesë e koalicionit të tij.

Gazetari i “Alsat-M”, pranë selisë se BDI ne Reçicë hedh poshtë të gjitha informacionet se kanë arritur në një marrëveshje.

Lajmin e ka përgënjeshtruar edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. Pra, çdo gjë ngelet e hapur, kur po i afrohemi ores 00:00, afati i fundit per Gruevskin per te paraqitur kabinetin e ri te Presidenti.

Gruevski në dritare pret “haberin” nga Reçica

Ndërsa në Tetovë, BDI-ja po vazhdon analizat për koalicion ose jo me VMRO-DPMNE-në, i mandatuari për formimin e Qeverisë së re Nikolla Gruevski në dritaren e zyrës së tij në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup është duke pritur nëse “haberi” nga Reçica e Vogël do t’i vijë para mesnate, atëherë edhe kur skadon mandati.

Kamera e Alsat ka vërejtur një frekuentim më të madh në selinë e VMRO-së, por askush nga kjo parti nuk ka komentuar marrëveshjen me BDI-në për Qeverinë e re. Pritet qe Gruevski në një takim të mbledh partitë e tjera që janë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në. Madje jozyrtarisht mësohet se kjo parti pritet të mbajë edhe një konferencë shtypi ku do të shpallet zyrtarisht vazhdimi i koalicionimit me BDI-në e Ali Ahmetit.

Qeveria e re/ Ali Ahmeti hedh poshtë lajmet se është arritur marrëveshja

Duket se eshte e veshtire te arrihet ne nje marreveshje mes partive politike ne Maqedoni, per krijimin e Qeverise se re.

Pas lajmeve te mediave maqedonase se Gruevski kishte pranuar platformen shqiptare, BDI ka hedhur poshte informacionet se është arritur marrëveshje për koalicion me VMRO DPMNE-në.

Gazetarët para pak minutash kishin mundësi të kapnin momente nga takimi i kryesisë qendrore të BDI në Reçicë ku kreu i BDI-së Ali Ahmeti hodhi poshtë pretendimet se është arritur marrëveshje.

“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkohë mandatari Nikolla Gruevski ka afat deri në orën 24 që Presidentit të shtetit t’i prezantojë përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

Qeveria e Maqedonisë/ Gruevski pranon Platformën shqiptare

Maqedonia pritet që të krijojë qeverinë e saj të re me arritjen e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së.

gruevski-2-640x506-564x330

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i ka pranuar kushtet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të plaftormës shqiptare, njofton TetovaSot.

Gruesvki i ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

LSDM në pritje të mandatit

LSDM opozitare pret që mandatarit Gruevski t’i skadojë afati për formimin e qeverisë dhe mandati t’i dorëzohet partisë së dytë fituese. Sipas nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevskit, deklarata e përbashkët e partive shqiptare është pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së dhe pjesërisht jo, por për këtë do të deklarohen pasi të marrin mandatin.

“Ne e presim mandatin për formimin e qeverisë. Me të vërtetë vlerësojmë se në Maqedoni është koha për zbatimin e një koncepti të ri për jetë më të mirë të qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë platformë të tri partive shqiptare, edhe ne kemi platformën tonë, të cilën do ta prezantojmë para opinionit. Deklarata e partive shqiptare është kompatibile në një pjesë dhe në një pjesë jo”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançeski.

VMRO-DPMNE, përmes një kumtese më shkrim, ka njoftuar opinionin se sa e dëmshme është LSDM-ja kur është në pushtet. “Gjithmonë kur LSDM do ta rrëmbejë pushtetin ose ndonjë funksion, ajo do të thotë shkatërrim të institucioneve dhe destruksion të shtetit. Kontrabanda, korrupsioni dhe pasurimi i oligarkëve të LSDM-së, është karakteristik e LSDM-së kur ajo është në pushtet, për këtë është dëshmitar çdo qytetar i Maqedonisë, këtë tani e ka në pah edhe opinioni ndërkombëtar”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Hyrja e partisë shqiptare në qeveri me kushte

Kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, ka thënë se kjo parti në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike dhe kthimin në agjendën e integrimeve euroatlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike.

Nga LR-PDSH rikujtojnë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. “I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve, të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Publike Speciale pa barazinë e plotë dhe frymimin binacional të shtetit, pa sundimin e së drejtës, pa implementimin e raportit të Pribesë, pa zbardhjen e rasteve të montuara politike dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që inskenuan ato”, thuhet në komunikatën e partisë.

Mazedonien Ministerpräsident Nikola Gruevski (DW/P. Stojanovski)

Ç’ndodh nëse dështon formimi i qeverisë?

Ekspertët vlerësojnë se nëse mandatari Gruevski dështon të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov obligohet që mandatin për Qeverina t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Profesori universitar Temellko Risteski thotë se një gjë e tillë rregullohet me Kushtetutë. “Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për ndryshime dhe ata janë kundër dhënies së mandatit për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionit të saj. Nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeveri, atëherë qeverinë duhet ta formojë lideri i opozitës Zoran Zaev”, është shprehur Risteski.

Analisti politik Milaim Fetai thotë se përgjegjësia më e madhe bie mbi BDI-në, sepse kjo është faktor kyç për formimin e qeverisë, ose shkurt thënë për fatin e Maqedonisë.
“Situata afrohet afër finalizimit të pjesës së parë asaj që shumë pritet se çfarë do të ndodhë më 29 janar, atëher kur skadon afati ligjor për përcaktimin e qeverisë së re ose kthimi i mandatit të kryetari i shtetit. Mendoj se përgjegjësia e hatashme e paparë deri më tani është në BDI-në e Ali Ahmetit. Elementi pozitiv që na jep shpresë është se ne shqiptarët jemi faktorë për qeverinë e ardhshme”, thotë Fetai. Sipas tij faktori ndërkombëtar nuk interesohet aq shumë gjatë negociatave për formimin e qeverisë si për arritjen e marrëveshjeve në Përzhino. Gruevskit i mbeten edhe dy ditë deri në formimin e shumicës. Në rast të dështimit të formimit të Qeverisë, fjalën më pas e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për të emëruar mandatarin tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura