Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pritet të zgjasë 30 ditë. Edhe zgjedhjet shtyhen pa afat

Mar 18, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi.

pendarovski 12

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Presidenti i vendit po ashtu shtyhu edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare pa afat, deri sa të krijohen kushtet për t’i mbajtur ato në mënyrë të sigurt. Ai po ashtu tha se Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, shkruajnë mediat e huaja.

“Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, përsëris, të gjitha, edhe shtetërore, edhe private, që më me sukses ta menaxhojmë epideminë. Në situatë të jashtëzakonshme Qeveria do të mund të sjellë urdhëresa me fuqinë e ligjit me qëllim që të aplikojë kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe veçanërisht të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila hyn në një periudhë krize”– tha Penderovski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura