Maqedonia e Veriut shënon bilanc tragjik viktimash, ja sa persona janë testuar pozitivë me COVID-19, në 24 orët e fundit

Jul 2, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Maqedoninë e Veriut ka shënuar numrin më të lartë të viktimave në 24 orë, pasi 15 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

koronavirus-maqedoni-696x435

Referuar raportimit të mediave vendase bëhet e ditur se nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv.

Numri më i madh i tyre nga Shkupi, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj.

Të infektuarit në 24 orë: Shkup-75, Strugë-14, Ohër-10, Kumanovë-9, Tetovë-9, Shtip-8, Gostivar-7, Dibër-6

Viktimat në 24 orë: Shkup-8, Tetovë-2, Strugë-2
Gostivar-2, Ohër-1

Fatmirësisht betejën me koronavirusin e kanë fituar orët e fundit 150 persona.

Të shëruarit në 24 orë: Në Shkup 105 pacientë, ndërsa në Tetovë 12, Strugë 10 dhe Shtip 7. Në qytetet e tjera ka më pak se 5 të shëruar.

Numri i rasteve aktive në nivel të Shkupit vazhdon të mbetet i lartë, përkatësisht 1.973 raste aktive. Pjesa më e madhe e tyre është në Çair, Gazi Babë, Karposh dhe Saraj. Me të dhënat e 24 orëve të fundit bilanci i të infektuarve në vend shkon në 6.625, numri i të vdekurve 321 ndërsa numri i rasteve aktive 3.556.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura