Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve vendore? Zoran Zaev: Në vjeshtë pritet një valë e re COVID-19, shtetit i nevojiten menjëherë Kuvendi dhe…

May 10, 2020 | 17:05
SHPËRNDAJE

“Të shfrytëzohet momenti i zbehjes së koronavirusit dhe të shkohet në zgjedhje nga mesi i qershorit, më saktë më 14 qershor”, ky është qëndrimi i përbashkët i koalicionit “Mundemi” që u ndërtua gjatë mbledhjes së sotme në selinë e LSDM-së, në Maqedoninë e Veriut.

zaev-696x387

Ky qëndrim do të prezantohet të martën në takimin e liderëve, shkruajnë mediat vendase.

“Erdhëm në përfundim se shtetit i nevojiten zgjedhje menjëherë pasi të krijohen kushtet për mbajtjen e tyre. Në rast se vazhdon të ulet infektimi kjo është më e mira nga aspekti shëndetësor dhe ekonomik. Është mirë të mbahen në kushte të tilla sepse nuk rrezikohet shëndeti i qytetarëve, posaçërisht pasi në vjeshtë pritet valë e re. Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re, me Kuvend dhe institucione funksionale”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev theksoi se kriza me virusin koronavirusin ka lënë pasoja mbi ekonominë dhe për këtë shkak, sipas tij është i nevojshëm Kuvendi dhe Qeveria me legjitimitet të plotë që të mund të ndërmerren hapa për tejkalimin e saj.

“Shteti jonë me kohë i ndërmori masat dhe po e përballon mirë situatën me virusin, por nuk duhet të lirohemi dhe për këtë shkak apeloj që qytetarët t’ju përmbahen dhe të respektojnë rekomandimet”, theksoi Zaev, pas takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura