Maqedoni, liderët politikë nuk arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve të reja

May 18, 2020 | 21:04
SHPËRNDAJE

Liderët politik nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve. Kreu i LSDM-së Zaev insiston për zgjedhje më 21 qershor duke mos përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve edhe pa VMRO-DPMNE-në.

takim-lideret

Zoran Zaev, Kryetar i LSDM: “Për mua nuk ka asnjë datë tjetër përveç 21 qershorit. Kjo datë është miratuar dhe nuk ka shmangie. Kemi dorëzuar lista të kandidatëve, na janë pranuar, ka përfunduar shorti ne jemi numër 3”.

VMRO-DPMNE-ja propozon tri data.

Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRODPMNE: “I propozuam datat fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit, përkatësisht 23 ose 30 gusht, apo 13 shtator. Në këto data besojmë se pandemia do ta ulë intensitetin”

BDI kërkon datë me konsensus.

Ali Ahmeti, Kryetar i BDI: Të arrihet konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët”.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë zgjedhje më 26 korrik.

Ziadin Sela, Kryetar i ASH: Në këtë periudhë ne besojmë se do t’i japim kohë trendit të fitores ndaj korona virusit, do të kemi më pak të infektuar dhe më shumë siguri për qytetarët. 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon 35-50 ditë afat për përgatitjen e procesit zgjedhorë. Procesi aktual ka mbetur pranë fillimit të fushatës zgjedhore.

Alsat

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura