Maqedoni e Veriut/ Tre pacientë humbin betejën me COVID-19, testohen pozitivë 148 persona gjatë 24 orëve të fundit

Sep 27, 2020 | 16:48
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar edhe 148 raste të reja. Fatmirësisht betejën me virusin e kanë fituar 65 persona.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat vendase shkruajnë se numri më i lartë i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, Tetovë, Koçan dhe Berovë, ndërsa në Kumanovë, Dibër dhe Kumanovë ka më pak se 5 të infektuar.

Ndërkohë policia ka gjobitur 528 persona për mos zbatimin e masave mbrojtëse nga COVID-19 si vendosja e maskave. Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e rekomandimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura