Maqedoni e Veriut/ Ja sa persona u testuan pozitivë dhe sa humbën betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit

Sep 11, 2020 | 16:46
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve të reja të COVID-19 në Maqedoninë e Veriut mbetet i lartë.

koronavirus-maqedoni-696x435

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1542 teste për COVID-19 dhe prej tyre 142 raste kanë dalë pozitivë.

Fatkeqësisht betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur 5 pacientë.

Viktimat janë një pacient nga Gostivari 69 vjeç, një nga Prilepi 84 vjeç, një nga Ohri 84 vjeç, një nga Makedonski Brod 46 vjeç dhe 1 nga Shtipi 58 vjeç.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 98 qytetarë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë 1919 persona aktiv me COVID-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura