Më 30 maj përfundon gjendja e jashtëzakonshme 14 ditëshe, ndërsa Qeveria deri në fund të javës duhet të jap vlerësimin se a është e nevojshme vazhdimi i saj apo t’i jepet fund.
Ndërkohë, në rast të përmbylljes së saj, liderët e partive politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve.
Partitë politike nuk kanë dhënë asnjë sinjal për marrëveshje dhe se ato përmes mediave kanë përcjellë qëndrimet e tyre kontradiktore.
Deri tani nuk ka datë të përcaktuar, por siç mësohet 5 korriku shihet si një nga propozimet më të pranueshme nga të gjitha palët politike.
Jozyrtarisht mësohet se deri në fund të javës pritet të ketë një takim të liderëve për të caktuar datën e zgjedhjeve, që do të jetë një kompromis mes të gjitha subjekteve politike.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksoi mbrëmë se deri në fund të javës do të bëhet vlerësimi se a ka nevojë për shpalljen sërish të gjendjes së jashtëzakonshme./ INA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al