Manjani sulmon Ambasadën Amerikane: Po promovon martesat gay dhe legalizimin e drogës

Mar 22, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas iniciativës së disa debateve për tema të ndryshme më të rinjtë, organizuar sipas tij nga Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që të refuzojnë ftesat për debate mbi martesat Gay, eutanazinë, dhe legalizimin e drogave.

ylli manjani

Postimi i plotë

Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mësimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesëmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene!

//////////////

Kujdes kur ecni në Tiranë, mund të rrezikoheni nga  pajisje që rrezohen nga pallatet

Siç ishte parashikuar moti sot në kryeqytet ka qenë shumë i acaruar, pasi ka pasur erëra të forta.

Në rrugën Medar Shtylla në Tiranë ka ndodhur një incident, i cili për pak s a nuk ka marrë jetën kalimtarëve.

Sipas informacioneve në këtë vend ka rënë një panel diellor, e cila ka rrezikuare jetën e kalimtarëve.

Foto që vijnë nga vendngjarja tregojnë panelin e cila është e rrëzuar mbi trotuarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura