Manjani: Shkolla e Magjistraturës duhet të trajnojë më shumë gjyqtarë e prokurorë të rinj

Feb 18, 2016 | 13:41
SHPËRNDAJE

Me propozim të Ministrit Ylli Manjani, Ministria e Drejtësisë, ka përgatitur projektligjin për ndryshime në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”.

Ky projektligj vlerësohet si tejet i rëndësishëm, në kuadër të procesit të Rivlerësim të punës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve aktualë.

manjani5

Qëllimi projektligjit është të krijojë lehtësira për të reja dhe të rinj që kanë mbaruar studimet e larta jashtë vendit si dhe të gjithë ata studentë të ekselencës që duan të bëhen magistër.

Projekti përcakton që të paktën në vitin e parë për këtë kategori, pranimi të bëhet me procedura të lehtësuara, por pa çeduar në cilësinë e përzgjedhjes.

Gjithashtu nisur nga nevoja aktuale për burime njerëzore, me propozim të Ministrit Manjani, Ministria e Drejtësisë kërkon që brezi i parë i pranuar në këtë shkollë nga kategoria e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, t`u ofrohen një program formimi profesional i përshpejtuar i kombinuar me praktikë.

Gjithashtu, një rëndësi të veçantë merr dhe shtimi i kuotave nga Shkolla e Magjistraturës për pranimin e studentëve, pa detyrimin e shtetit për të paguar shpenzimet e studimit.

Përmirësimi dhe zgjerimi i modaliteteve të pranimit në Shkollën e Magjistraturës do të bëhet duke mbajtur parasysh rëndësinë që paraqet fondi i njohurive dhe përvojës që këta studentë kanë lidhur me traditat e sistemeve juridike duke respektuar dhe inkurajuar pavarësinë intelektuale të këtyre kandidatëve. Përzgjedhja duhet të bazohet mbi meritat duke marrë parasysh kualifikimet dhe aftësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura