Manjani pas takimit me Nishanin: Gjeta mirëkuptim për KLD bashkëpunuese e reaguese

Nov 27, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

Shumë dosje në tryezë presin verifikimin për rastet e denoncuara nga qytetarët lidhur me probleme në drejtësi, apo prokurorë konkretë. Duke deklaruar këtë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thene pas takimit të zhvilluar me presidentin Nishani, se ka gjetur mirëkuptimin e plotë të tij për një “KLD bashkëpunuese dhe reaguese”.

manjani nishaniManjani deklaroi për mediat se me presidentin Nishani biseduan hapur për shumë cështje. “Gjeta mirëkuptim për të punuar në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të punëve” tha ai.

Ministri theksoi se ai mbetet përkrahës i ashpër i goditjeve për korrupsion jo vetëm në organet gjyqësore dhe për cdo rast ai do të garantojë mbështetje të pakufishme.

“Do ndërmarrim inspektime, për cdo rast prokurori ku shqetësohet publiku, është detyra ime ta verifikojmë, kemi plot dosje në tryezë dhe duhet ti verifikojmë”- theksoi Manjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura