Manjani: Berisha dhe Basha, si Loli me Colin, skenarë me vrasës për të fituar terren elektoral

Mar 3, 2015 | 14:38
SHPËRNDAJE

Tiranë- I ka quajtur telenovela politike nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani deklaratat e bëra nga Sali Berisha dhe kreu i opozitës Lulzim Basha lidhur me çështjen e deputetit Tom Doshi. Në një deklaratë për mediat, Manjani tha se PD-ja sot është e tmerruar nga e majta e bashkuar dhe kërkon të fitojë terren elektoral “duke treguar skenarë me vrasës”.

Ylli Manjani

“sot gjendemi në histori thashethemesh … që sponsorizohen nga ish drejtues apo drejtues të PD të cilët në vite kanë mbijetuar në pushtet pa vota por me përcarje…Jemi të sigurtë se koha e përçarjes ka marrë fund me ata që flasin në tym në kushtet e paranojës të thellë psiqike që ne si LSI nuk marrin përsipër t’i kurojmë sepse kemi zgjedhur të ruajmë higjienën mendore duke mos u marrë me këto insinuata paranaojake… ”.

Manjani ka shprehur publikisht se dy partitë e majta, PS-LSI janë më të bashkuara se kurrë për të vijuar projektin politik dhe ka theksuar se Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk i intereson asnjë kokë personi. Ai ka mbështetur edhe deklaratat e bëra një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë dhe Bashkimi Evropian.

“Jam këtu sot për të mbështetur qëndrimin e prerë të qartë dhe si asnjëherë tjetër të dhënë dje nëpërmjet përfaqësive të Bashkimit Evropian apo SHBA, po citoj, “për të ndarë nga krimi dhe persona të inkriminuar”, fjalë këto që ne jemi 100 përqind dakort”,- tha Manjani.

“Gara e kryetarit të PD-së ja vlen të ndiqet me vëmendje sepse po prodhon një vëmendje fantastike, edhe sot dolën një herë Loli një herë Coli, si një sanduic që nuk merret vesh ku e ka fillimin dhe as fundit …As Metës as LSI-së nuk i duhet as koka, as mundi i askuijt tjetër, është një histori që ka nisur me një kunat dhe do mbarojë me një kunat. Këto janë telenovela që kërkojnë ç’fokusim, kjo i intereson disa partive politike që kërkojnë të na largojnë vëmendjen nga qeverisja dhe mendojnë se do fitojnë terren elektoral duke treguar skenarë me vrasës”,- tha Manjani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura