“Manifestim qesharak me tekstet shkollore falas”

Sep 10, 2018 | 15:34
SHPËRNDAJE

Manifestim qesharak me tekstet shkollore falas, e quan deputetja demokrate Valentina Duka shfaqen e qeveritareve dhe deputeteve socialiste, duke shpërndarrë libra.

Në një status në Facebook, akademikja shkruan se nisma u paraqit nga PD si projektligj, ndërsa sot anëtarët e mazhorancës bëjnë show politik dhe talljen hapur me shqiptarët, kur shfaqen duke shpërndarë libra.

valentina-duka

Statusi i plotë

Presioni i opozites e detyroi qeverine te marre vendim per shperndarje falas te teksteve mesimore per shkollat fillore.

Ishte nje nismë e Partsë Demoktatike e cila u paraqit para disa muaj në formën e një projekt ligji për shpërndarjen falas të teksteve mësimore për të gjithë nxënësit e shkollave publike të arsimit të detyrushëm, pra nga klasa e parë në klasën e nëntë në Republikën e Shqiperise. Qëllimi i këtij projekt- ligji nuk ishte thjeshtë një detyrim apo një rutinë ligjore e ligjëvënësve demokratë, ai kishte të bënte edhe me sfidën me të cilën përballet vendi në lidhje me të ardhmen europiane të tij.

Kosova kishte 10 vite qe i shperndante falas librat per kete kategori.

Të njëjtat nene për tekste falas i gjen edhe në ligjet e sistemit parauniversitar në Greqi, Kroaci, Maqedoni etj dhe nuk diskutohet Franca, Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Po ta shohim nga kjo perspektivë gjëndjen e shpërndarjes së teksteve në Shqipëri, të paktën jemi 10 vjet prapa Kosovës, shumë vite prapa me situatën në Greqi, Itali, Kroaci, dhe Maqedoninë fqinje.

Shqipëria është nga vendet e rralla deri më sot në rajon që jo vetëm te gjitha librat mësimore i ka pasur me pagësë për arsimin e detyruar, por ato shiten gjithashtu me çmime shumë të kripura të papërballueshme jo vetëm nga familjet e varfëra por edhe ato të mesme.

Ne një vend si Shqipëria ku rreth 70% të popullsisë është e varfër ose mesatarisht e varfër, ku të papunët rriten , ku mungesa e ushqimit është prezente për shumë fëmijë të cilët jo pak herë kanë mundësi të marrin një vakt bukë në ditë, librat duhet të jenë falas në mënyrë që të paktën ushqimin intelektual të mos ja japim fëmijve me filozofinë e mencave komunitare për të varfërit.

Kjo ishte arsyea që ne paraqitem një projekt ligj në mbështetje të teksteve falas për të gjithë arsimin e detyrueshëm, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve ta mbështesnin atë. Këmbënguljes së opozites per ta votuar pozitivisht projektligjin, deputetet e shumices i bene nje rezistence te pakuptueshme dhe vetem ne fund pranuan te votojne “pro” duke i kufizuar efektet e ligjit vetem per ciklin e pare te shkollimit, pra arsimin fillor. Tani ata qe bertisnin kunder nismes sone ne Komisionin e Arsimit dhe ne seancat parlamentare, kane dale shtepi me shtepi te shqiptareve te varfer duke shperndare libra, jo sikur ato jane prodhuar me para te ardhura nga taksat e shqiptareve, por sikur i kane prodhuar me parate e familjeve te tyre. Trishtuese kjo shfaqje qesharake e qeverise dhe deputeteve socialiste! Daljet e tyre publike duke shperndare libra, nuk jane vetem show politik, por nje tallje e hapur me shqiptaret e varfer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura