Mania Instagram gara e fotove mes personazheve publike

Jan 28, 2013 | 13:04
SHPËRNDAJE

Nuk është vetëm çështje preferencash, sesa ajo e cilësisë më të cilën up-lodohen të gjitha fotot e fundit që përdoruesit zgjedhin për të publikuar! Instagram është rrjeti social, që duket se është më i preferuari i momentit nga VIP-at e huaj, por edhe personazhet publikë shqiptarë. Duke lënë pas Facebookun dhe Twitter-in edhe këto forma të gjetura të rrjeteve virtuale, ku mundësohet jo vetëm komunikimi interaktiv, por edhe prezantimi përmes setesh fotografike i çasteve nga jeta private, ajo publike, apo silueta me veshje të reja, sende apo objekte interesante, e bën Instagramin të preferuarin e momentit për gjithë përdoruesit aktivë të rrjeteve sociale. Ndaj, interesi parësor ndaj këtij rrjeti interaktiv, më shumë sesa komunikimi janë pikërisht fotot, lançimi i të cilave ndjell interes mes miqsh, të njohurish, pse jo edhe sfidantësh në jetën e tyre profesionale. Duke lënë pas Facebook apo Twitter, Instagram është rrjeti social virtual më i përdorur i momentit. Dhe sekreti qëndron jo vetëm në kualitetin maksimal të cilësisë së fotove që publikohen herë pas here, por edhe te mënyra e aranzhimit të detajeve të faqes, e bën edhe më të veçantë Instagramin, i cili së fundmi ka publikuar statistikat e reja për përdoruesit e saj të faqes. Sa u takon personazheve publikë shqiptarë, të shumtë në numër janë ata që tashmë kanë llogarinë e tyre në Instagram.com. Nga Armina Mevlani, prezantuesja Albana Osmani, velina aktuale bionde e emisionit “Fiks Fare” Viola Spiro, e prezantuesja e dikurshme e emisioneve verore të TvKlan, Estela Ujka, të shumtë në numër janë personazhet e tjerë publikë shqiptarë që janë të dhënë pas manisë së momentit të quajtur Instagram, ku përmes fotosh interesante ata prezantojnë edhe copëza nga jeta e tyre e përditshme, aspak formale.
[portfolio_slideshow]

SHIFRA
Numri i përdoruesve aktivë të Instagram për një muaj ka arritur në 90 milionë, ndërsa në faqe çdo ditë ngarkohen rreth 40 milionë fotografi të reja. Përveç numrit të madh të fotografive, përdoruesit e Instagram janë gjithashtu aktivë në komunikim, duke bërë më shumë se 8500 pëlqime dhe mbi 1000 komente në sekondë. Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Instagram ka raportuar numrin e shfrytëzuesve aktivë për muaj, një prirje kjo që po ndodh me të gjitha rrjetet sociale.

ERMIRA ISUFAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura