“Mangësi të theksuara profesionale dhe pasuri të pajustifikuara”- Mulaj: Mungesa e besimit tek drejtësia, ishte e…

Jan 31, 2020 | 18:13
SHPËRNDAJE

Natasha-mulajGjatë një tryezë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me temë gjetjet e raporteve të monitorimit të realizuara nga KShH, sa i takon vendimmarrjes së organeve të vettingut, kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj u shpreh se procesi i vetingut mbetet padyshim një nga hapat më të rëndësishme të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Mulajt, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe është gjithashtu nje nga inicitivat me te mbeshtetura nga nderkombetaret, politika dhe shoqeria ne teresi.

“Ky mekanizem gjate funksionimit te tij nxori ne pah problemet e mëdha si persa i perket pasurise se pajustifikuar, figures ashtu dhe mangesive te theksuara lidhur me anën profesionale te subjekteve te analizuara.

Shume perfaqesues te drejtesise te perjashtuar nga sistemi, vertetuan se mungesa e besimit te qytetareve tek sistemi yne i drejtesise ishte i justifikuar dhe se problemet kishin te benin me se shumti me individet dhe jo me kuadrin ligjor”, tha kryetarja e KPA-së.

Sipas saj, nga ana tjetër, vetingu eshte deshmi reale se ne vend ka dhe  gjyqtare dhe prokurore me integritet; dhe ky sigurisht qe eshte nje lajm i mire.

“Ky proces ka sjelle rezultate të konsiderueshme në drejtim të pastrimit të sistemit gjyqësor, nga gjyqtarë apo prokurorë me probleme në një apo disa kritere si pasuria, figura dhe aftësitë profesionale”, u shpreh Mulaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i vetmi organ gjyqësor i procesit,  ushtron detyren dhe përgjegjësitë e tij bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Deri në fund të 2019-ës, KPA ka shpallur 46 vendime të formës së prerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura