Mandatin e tretë, Rama: Ndihmë e posaçme nga shteti deri në moshën 18-vjeç për fëmijët e bluzave të bardha të rëna në krye të detyrës

May 12, 2021 | 19:01
SHPËRNDAJE

Në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, kryeministri Edi Rama deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës do t’i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve.

edi rama

Në fjalën e tij, kryeministri nënvizoi se për këta fëmijë do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti, deri kur të mbushin moshën 18-vjeç.

Fëmijët e bluzave të bardha nuk do të jenë vetëm sepse me këtë ligj të ri që ne do të miratojmë për ta deri në daljen e tyre të pavarur në jetë do të kujdeset republika e Shqipërisë. Është sakëlldisëse kur dikush bën një akt heroik, siç ishte akti i atij djalit të ri që ishte edhe një baba i ri, që humbi jetën për të shpëtuar të tjerë nga flakët. Gjëja që shteti bën si rezultat i vendimeve të marra më parë dhe një inercie që ka vazhduar është ti dorëzojë një certifikatë dhe ti lidhi familjes një pension shumë modest”, tha Rama.

Ai u shpreh se duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’u përcjell shprehjen më të sinqertë të respektit dhe të mirënjohjes, ndërsa theksoi më tej se ata e dinë më mirë se kushdo që cilido prej tyre mund të ishte një prej viktimave, që nuk e përballuan dot deri në fund luftën me armikun e padukshëm dhe kjo e bën jashtëzakonisht të çmuar rezistencën e infermierëve dhe mjekëve dhe papërkulshmërinë e secilit prej tyre në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme.

Kjo është më shumë sesa asgjë, por unë besoj se ne jemi më të mirë se kaq dhe mund të bëjmë më shumë se kaq si shoqëri. Është koha që jo vetëm ti nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionistë të përkushtuar me titullin e dëshmorit, por edhe të marrim përsipër të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët të mbetura pa ta të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe pensionin modest për një jetë që nuk kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri kur të dalin të pavarur”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura