Berisha-Kokëdhimës: Je futur poshtë çitjaneve të Ramës. Deputeti i PS: Do ikësh për lesh Sali

Apr 16, 2015 | 13:42
SHPËRNDAJE

Replika të gjata mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima gjatë seancës së sotme plenare ku u shqyrtuan raportet e Këshillit të Mandateve për mandatin e Kokëdhimës, pas kërkesës së opozitës që e akuzon për shkelje kushtetute e tendera të përfituara gjatë kohës si deputet.

Berisha e Kokëdhima në Kuvend

DEBATET  

Berisha: Frikacak, nuk ka nonagram burrëri, rri këtu e përdridhet, Saliu kështu e ashtu, ja ku e ke sivëllaun tënd, do të bëjë cdo gjë për të të shpëtuar ty, do u thotë gjykatës ai, ti ke frikë nga hija jote. Mos e Kocizo parlamentin se është turp, bëhu burrë shko në gjykatë dhe po e fitove ke të drejtë 24 orë fjalim kundër Berishës, po s’je i zoti me lidh dy fjalë se gjykata do të fluturojë me mandat e lecka,

Kokedhima e Berisha ne Kuvend

Kokëdhima: Se cfarë shkatërrimi u vure në qafë shqiptarëve këtë e dimë të gjithë, oborri yt i vidhte vendit 1.2 miliardë dollarë që i transferoje në bankat e huaja, vetëm në Vlorë ti zotëri grabite 10 mijë hektarë tokë dhe sekserët e tu ishin fëmijët e tu, i more popullit këto toka për oborrin tënd. Po, po, unë punova, ju ishit grabitqarët, ju e plackitët popullin dhe e pretë e vodhët dhe tradhtuat, ky ishte gjithë ajo që u dhe shqiptarëve në 20 e ca vjet në udhëheqje, u dhë këtë mjerim, unë të them që historitë e tua kanë përfunduar, ti je këtu personi që flet për dekriminalizim, duke pasur në qafë tërë ato dosje akuzash, e nën përgjegjësinë tëndë tërë ato vrasje, në 97 dhe më pas e 21 janar more jetë të pafajshme pikërisht se ke një kokërr frikacak dhe na tregon trimëritë e tua. Je bolshevik i pakorrigjueshëm koha jotë ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend këtë, së fundi zotëri po të them, mos e përdor familjen tënde kundër meje, nuk është në nderin tënd, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër një anëtar tjetër, mjafton ti përballë meje, këtu me kë, kur ti ishte në qeveri me të gjitha gjërat në duar unë bëja biznes, kam punuar dhe kam bërë pasuritë e mia, i gëzoj haptas e legalisht dhe nuk i fsheh si ti pasuritë e vjedhura të shqiptarëve, nuk u marr dorën ku shkoj, përfaqësoj popullin e zonës sime dhe do ua jap përgjigjen më 21 qershor, do ikësh për lesh Sali.  

Berisha: Në vend të shkosh në gjykatë futesh këtu apo pas çitjaneve të Ramës. Unë si mjek i kuptoj sepse kur ka rraptuse psikologjike nga frika njeriu nuk di c’bën. Për 10 mijë hektarëve, cdo metër katrorë që të gjesh timen apo familjes sime e ke të falur në cdo skaj të vendit nga Rrogozhina në Konispol. Sillu vërdallë e thuaji shqiptarëve kur do shkosh në gjykatë.   Lidhjet e tua me Ramën janë nga më mistiket te më të çuditshmet e të paimagjinueshmet. Nuk harrohen tavalën që binin mbi kokat e nxënësve, ndërtimet që bën buzë uji, dyshimet që ekzistojnë për vjedhjen e të madhit Vangjush Mio, 

 

Mandati i Kokëdhimës, Berisha: S’rrija dot më në seancë, më e ndershme sikur të ishte pedofili Cane në Kuvend, se u dënua. ‘Koço babëzia’ fshihet

Ndërkohë që në Kuvend, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani argumentonte kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të socialistit Kokëdhima, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar jashtë parlamentit se ‘mamuthi i korrupsionit’ po mbrohet nga Rama e Meta.

Berisha duke folur jashte Kuvendit

Sipas Berishës, më e ndershme do të ishte që në sallën e Kuvendit të ishte ish sekretari i Kokëdhimës, Agron Cane, pasi ai e ka marrë dënimin, ndërkohë që deputeti socialist, sipas tij, ka shkelur 150 herë Kushtetutën dhe nuk pranon t’i nënshtrohet ligjit.  

“Kokëdhima ky mamuth i babëzisë dhe korrupsionit ka shfrytëzuar kontrata me shtetin dhe pushtetin vendor dhe ka marrë pagesa në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin në 150 raste. Nuk është kuvendi që heq mandatin, kjo dihet, por kushtetuta përcakton, parlamenti vendos për ta dërguar në Kushtetuese, parlamenti është i detyruar të votojë për ta dërguar në Kushtetuese. Rama dhe Meta fshehin pasuritë e deputetit të tyre, atë që ka dhunuar kushtetutën dhe nuk e dërgojnë në Kushtetuese pasi e dinë se kjo gjykatë mbi ligjin dhe precedentin do ti heqë mandatin Koço babëzisë. Ua them shqiptarëve është më e ndershme të ishte Cane, pedofili i Kokëdhimës në kuvend, se pedofili theu ligje por mori dënimin, por Kokëdhima theu kushtetutën dhe nuk përballet me kushtetutën”- tha ai.

Ai ka deklaruar se në kushte të tillë nuk mund të rrinte dot në seancë, duke e quajtur këtë një turp të radhës të parlamentarizmit.

“Le të mbledhë llumin si Cania dhe ti fusë në Kuvend. Kuvendi është mbushur me kriminelë, ikën Frroku, del Kokëdhima, por në fund të fundit ne jemi në fokusin e shqiptarëve për dekriminalizim, por nëse nuk quajmë krim thyerjen e Kushtetutës, përdorim votat e shumicës për të mbrojtur thyerjet në 150 raste të kushtetutës, ne nxjerrim vullnetin e lig të votave të krimit mbi kuvendin, mbi kushtetutën dhe kjo është ditë e zezë”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura